
23:08 30/08/2023
Çdo vit në këtë shtet mbahet festivali “La Tomatina”
Duket si një betejë e përgjakshme mes të rinjve, por është thjesht një festival që ka të bëjë me një “luftë” me domate. Bëhet fjalë për festivalin “La Tomatina”, i cili zhvillohet në qytetin e vogël Bunjol, pak kilometra larg Valencias, në Spanjë.
Mijëra vetë mbuluan me domate qytetin, në atë që konsiderohet si beteja më e famshme në botë.
Gjatë Tomatinës, njerëzit godasin me domate njëri-tjetrin, duke krijuar një ambient tërësisht të kuq nga domatet që kthehen në salcë.
Festa e domates thuhet se ka filluar në vitin 1945 nga një mosmarrëveshje midis fshatarëve.
Kjo festë u ndalua për ca kohë gjatë viteve 1960 dhe gjatë diktaturës së gjeneralit Francisco Franco, por tradita rifilloi dhe u bë e njohur në të gjithë Spanjën në vitet 1990 dhe tani tërheq një numër të madh vizitorësh edhe nga jashtë vendit.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al