Në tryezë 10 metra larg Macron e kancelarit gjerman, por ja si qëndron Putin me Presidentin e Brazilit

Moska ka qenë ndër kryeqytetet më të vizituara ditët e fundit nga personalitete të vendeve të Bashkimit Europian. Ndër ta ishin edhe Presidenti i Francës, Manuel Macron dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ajo që ra në sy në këto takime, përpos mosmarrëveshjeve mes tyre për çështjen e Ukrainës, ishte ulja në një tryezë e cila u mundësonte Putinit të qëndronte të paktën 10 metra larg homologëve të tij.

Burime diplomatike i thanë Reuters se protokolli kishte parashikuar këtë vend-ulje për shkak se Macron kishte refuzuar të bënte një test PCR përpara takimit, për të mos lejuar autoritetet ruse të kishin akses në ADN-në e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë një tjetër burim u shpreh se kjo mënyrë ulje ishte për të mbrojtur Presidentin rus në këtë kohë pandemie. Por krejt ndryshe ka qenë situata ditën e sotme, kur Putin ka pritur në Moskë Presidentin e Brazilit Jair Bolsonaro.

Siç shikohet edhe nga fotografia e takimit, ata qëndrojnë pranë njeri-tjetrit.

“Po rivendosim marrëdhëniet që u ndërprenë në një mënyrë ose tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit. Me udhëzimet tuaja, ministrat kryesorë të qeverisë suaj vizituan Moskën, ndërsa sot po zhvillohet takimi i ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme në formatin “2+2”. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në platformat ndërkombëtare. Dhe, me gjithë kufizimet, vitin që lamë pas vëllimi i tregtisë midis vendeve tona u rrit me 87 për qind”, u shpreh Putin gjatë takimit. .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.