“Në vitin 2017 kishim një grup më të bashkuar”, Bufon: Juve humbi ADN-në e skuadrës me Ronaldon









Në fund të janarit do të mbushë 44 vjeç, por për të varur këpucët në gozhdë, as që i kalon ende ndër mend. Xhanluixhi Bufon, portieri aktual i Parmës, sheh përpara dhe në horizont mund të ketë një sfidë të re, në anën tjetër të botës: “Do të më pëlqente që të luaja në Meksikë ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

bu 1

Por, sekreti i jetëgjatësisë është diçka që Bufon do ta kishte këmbyer me kënaqësi: “Ndoshta fakti që nuk kam fituar Ligën e Kampioneve është ajo që e mban gjallë shpirtin tim konkurrues”.

Tema e CR7 te Juve mbetet ende një temë e nxehtë dhe ish-kapiteni i hedh benzinë: “Kur u riktheva pas PSG-së luajta dy sezone bashkë me Kristiano Ronaldon, punuam shumë mirë së bashku, por mendoj se Juve humbi ADN-në e skuadrës. Në vitin 2017 mbërritëm deri në finale, sepse grupi ishte i fortë dhe i bashkuar”.

Në të shkuarën, ai kishte përfunduar në shënjestrën e disa klubeve të MLS-së, por nuk ndodhi asgjë dhe mbrojtësi ekstrem legjendar vendosi që të rikthehej te Juventusi pas aventurës me Parisin, për të kërkuar atë Ligën e Kampioneve për të mos i mbetur peng.

“Ndoshta nëse do ta kisha fituar, do të isha tërhequr, sepse nuk do të më kishte mbetur më asnjë objektiv i rëndësishëm për të arritur”, shtoi për televizionin amerikan në gjuhën spanjolle “TUDN”.

Vështirë do të jetë që ta bëjë me Parmën apo të transferohet në Meksikë, por kjo do të ishte një zgjedhje tjetër:

“Janë eksperienca që do të më pëlqenin që t’i bëja, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e kam vendosur as se çfarë do të bëj më pas, të jem një menaxher apo një trajner”.

Një siguri ai e ka, të ardhmen e atij që konsiderohet pasardhësi i tij, Donaruma: “Ai, ashtu si Oblak, Kurtua, Ter Shtegen janë të gjithë portierë të mëdhenj. Ai që mund të ngjitet më lartë është Xhixho, sepse ka potencialin për të rënë në sy që brenda një viti”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.