“Në Vorë procesi elektronik, komisionerët nuk kanë rol të rëndësishëm”/ Gjiknuri: Ja faktorët që ndikuan në pjesëmarrjen e ulët






Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri shprehet se pjesëmarrja në votim në 6 bashkitë e vendit ka qenë e kënaqshme pavarësisht se ka pasur një ulje të numrit të qytetarëve që i drejtohen kutive të votimit në krahasim me zgjedhjet e nje viti me pare.

Ndërkohë duke komentuar incidentin në Vorë ku nuk u regjistruan komisionerët e Partisë Demokratike, Gjiknuri tha se është problem i opozitës nëse nuk arrijnë të gjejnë komisionerë sipas procedurave ligjore.

“Siç është bërë me dije nga KQZ, komisionerët emërohen sipas një procedure ligjore. Që të jesh komisioner, duhet të jesh banor i asaj zone. Nëse partia nëse nuk është në gjendje të gjejë komisionerë të asaj zone, ësjhtë prioblemi i tyre. Procesi i votimit vazhdon pavarësisht nëse janë ose jo 7 anëtarë. Në rastin në fjalë, kemi pasur shumicë komisionesh. PD ushtroi të drejtën e ankimimit, në KAS dhe aty u dha një zgjidhje për një pjesë të çështjes së sekretrarëve. Dua të them që procesi i votimit në Vorë ishte elektronik. Komisionerët nuk kanë pasur asnjë rol, përveç asaj formal. Dua të theksoj që janë pretendime të kota. Më vjen keq që PD nuk gjen dot as komisionerë. Ka ardhur momenti që në reformën zgjedhore duhet t’i mëshojmë asaj p[ike, depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Ligji zgjedhor nuk është i qartë. Komisionerët ishin aty, kishin komisionerët” – tha Gjiknuri.

Gjiknuri renditi dhe disa faktorë që sipas tij ndikuan në uljen e pjesëmarrjes së qytetarëve.

“Janë disa faktorë. Për të nxjerrë konkluzionet e partive, duhet parë rezuiltati. Kodi zgjedhor ka parashikuar kohën zgjedhore. Ne kemi parashikuar pranverën dhe vjeshtën për zgjedhje, sepse moti është i qëndrueshëm. Këto zgjedhje mbase nuk e kishin të njëjtën rëndësi si ato të vitit të kaluar. Përçarja e opozitës është një element që ka dekurajuar elektoratin. Duke i mbledhur këto faktorë, mund të them që pjesëmarrja prapë është e kënaqshme. Unë kështu e analizoj, por duhet të presim rezultate. Nuk ka tërheqje apo mbështetje për PS. Problemi është më e madhe në kampin kundërshtar” – u shpreh Gjiknuri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.