Negociatat me mazhorancën/ “Opozita mori të drejtat e saj”, Bumçi: Rama nuk e donte këtë, u detyrua nga…

negociatat me mazhorancen opozita mori te drejtat e saj bumci rama nuk e donte kete u detyrua nga
negociatat me mazhorancen opozita mori te drejtat e saj bumci rama nuk e donte kete u detyrua nga

Ish-ministri Aldo Bumçi i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur pas uljes në tryezën e bisedimeve nga mazhoranca dhe opozita.

Bumçi u shpreh se sot opozita ka marrë të drejtat që i takojnë nga Kushtetuta, ndërsa citoi ambasadorin e BE në vend, i cili tha se duhet të ketë reflektim të realitetit politik në vend.

Ai shtoi se kryeministri Rama është detyruar nga qytetarët dhe nga partnerët ndërkombëtarë për të negociuar me opozitën.

“Ambasadori i BE tha një fjalë në deklaratën para takimit dje. Duhet të reflektohet realiteti politik. Këtu qëndron e vetmja e vërtetë që ka sjellë këtë ndryshim. Kryetari i opozitës është i burgosur dhe i është marrë emri i partisë. Deklarata e ambasadorit të BE për të njohur realitetin politik e solli këtë gjë. Është meritë e demokratëve dhe çdo qytetari të lirë që në këto 2 vite e gjysmë u kërcënuan, sot u tha se ka një opozitë dhe nuk mund të mbyllen sytë.

Rama nuk e donte këtë realitet. Rama është detyruar nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë duke parë këtë realitet të pamohueshëm. Rama nuk e donte këtë, ai është detyruar të vijë në këtë pikë. Sot opozita ka marrë të drejtat që i takojnë nga Kushtetuta”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts