Negociatat mes PS dhe PD-së së Rithemelimit, Agalliu: Nga bisedimet fitoi Rama. Që opozita të ndryshojë duhet…

negociatat mes ps dhe pd se se rithemelimit agalliu nga bisedimet fitoi rama qe opozita te ndryshoje duhet
negociatat mes ps dhe pd se se rithemelimit agalliu nga bisedimet fitoi rama qe opozita te ndryshoje duhet

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke folur për negociatat mes maxhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore, deklaroi se nga këta bisedime fiton Edi Rama.

Agalliu theksoi se që opozita të ndryshojë duhet të distancohet nga personat non grata.

“Nga negociatat fitoi Rama. Janë lënë jashtë Komisione Hetimore të rëndësishme. Kjo nuk është ajo që kërkojnë shqiptarët. Të rrish 5 muaj të uzurposh parlamentin dhe tani të pranosh të ulesh, nuk është aspak e ndershme. Ligji i ri është kontestuar nga vetë këta deputetë. Që opozita të jetë ajo që ne duam, është që të distancohemi nga persona non grata, nuk mund të quhet SPAK organizatë terroriste. PD duhet të distancohet nga këto qëndrime”, tha Agalliu.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts