Negociatat për demarkacionin detar Liban-Izrael shtyhen në afat të pacaktuar

Sipas burimeve të mediave libaneze, raund i gjashtë i negociatave për shënimin e kufirit detar midis Libanit dhe Izraelit është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të parakushteve të vendosura nga Tel Avivi.

Kanali privat “Al-Jadid” njoftoi se seanca ishte planifikuar sot në selinë e Forcave të Përkohshme të OKB-së (UNIFIL) në rajonin Naqoura të Libanit jugor, por u anulua pasi delegacioni negociues libanez i kryesuar nga Gjeneral Brigade Bassam Yassin e hodhi poshtë atë.

Media si shkak të ngrirjes së negociatave citoi parakushtet izraelite për një zonë prej 860 kilometra katrorë.

Libani është në mosmarrëveshje me Izraelin mbi një zonë në Detin Mesdhe që përfshin rreth 860 kilometra katrorë, e njohur si Zona Nr. 9, e cila është e pasur me naftë dhe gaz, ndërkaq delegacioni negociues libanez thotë se zona është 2.290 kilometra.

Raundi i pestë i negociatave u zhvillua të martën nën kujdesin e OKB-së dhe me ndërmjetësimin e SHBA-së, pas një pauze prej rreth pesë muajsh.

Dje, presidenti libanez, Michel Aoun, në një deklaratë tha se i kishte kërkuar delegacionit të tij negociator që të mos vazhdonte me bisedimet nëse Izraeli vendos parakushte.

Sipas deklaratës, Aoun u informua për procedurat e takimit dhe pjesëmarrjen e delegacionit amerikan, i cili kërkoi që negociatat të kufizoheshin vetëm në zonën midis vijës izraelite dhe linjës libaneze, një kërkesë që ishte në kundërshtim me qëndrimi libanez që bisedimet të vazhdojnë pa parakushte.

Në tetor 2020, filluan negociatat indirekte të ndërmjetësuara nga OKB midis Libanit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e SHBA-së, pas një mosmarrëveshjeje mbi kufirin e tyre të diskutueshëm detar përgjatë Detit Mesdhe.

Gjatë negociatave që u zhvilluan më parë, delegacioni libanez paraqiti një hartë të re që do t’i jepte Libanit 1.430 kilometra katrorë shtesë, të cilën Izraeli e refuzoi.

Në vitin 2016, Bejruti njoftoi fillimin e raundit të parë të licencave për eksplorim.

Kufijtë detarë midis Libanit dhe Izraelit nuk kanë regjistruar ndonjë konflikt ushtarak, ndryshe nga kufijtë e tyre tokësorë.

Grupi libanez Hezbollah kontrollon zonën në kufi me Izraelin ku kohë pas kohe ndodhin incidente sporadike, për çka Tel Avivi akuzon grupin Shia për përpjekje për të thyer kufirin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *