Nën “pushtimin” e mijëra minjve (Video)

13:35 03/04/2021

Njerëzit shpesh tremben nga një, e jo me mijëra. Por ajo që ka ndodhur me një fermer australian është vërtetë befasuese dhe e tmerrshme njëkohësisht.

Brody Roche ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje ku ferma e tij është pushtuar nga minj që vrapojnë rreth traktorëve dhe mbulojnë thasët me drithëra.

Pamjet tronditëse janë realizuar pas përmbytjeve në disa zona në Australi, ku u krijuan kushtet perfekte për mbarështimin jashtë kontrollit të minjve dhe përhapjes së tyre në të gjithë vendin.

Fermerët në këtë zonë të Australisë janë shqetësuar për një shpërthim të minjve. Prandaj ata kërkojnë veprime nga ana e qeverisë pasi sipas tyre, kjo gjë po u shkatërron të mbjellat.

Nga shpërthimi i minjve, që fermerët e konsiderojnë si murtajë, 3 persona kanë shkuar në spital pasi u kafshuan nga minjtë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *