Nëna ekzekutohet nga vajza për vrasjen e të atit, bazuar në ligjin e hakmarrjes në Iran

15:17 24/03/2021

Një grua thuhet se është ekzekutuar nga vajza e saj në Iran sipas një ligji për dënimin me vdekje që u lejon fëmijëve të hakmerren ndaj prindërve të tyre në emër të “drejtësisë”. 13 vite më parë Maryam Karimi vrau burrin e saj në bashkëpunim me të atin Ebrahimi, i cili ishte i dhunshëm dhe abuziv ndaj saj dhe nuk ishte dakord për një divorc.

Autoritetet e arrestuan dhe e akuzuan atë për vrasje dhe kaloi më shumë se një dekadë pas hekurave deri në ekzekutimin e saj javën e kaluar. Vajza e Maryam, gjashtë vjeç në kohën e vrasjes, refuzoi të falë nënën e saj dhe kështu u lejua të merrte pjesë në ekzekutimin më 13 Mars të këtij viti.

Ajo u ekzekutua pasi u akuzua nga e bija për ‘hakmarrje në natyrë’, i njohur në Iran si ‘Qisas’, në Republikën Islamike.

Aktivisti dhe gazetari Aram Bolandpaz është shprehur për këtë çështje: Katër dekada shpëlarje truri në shkolla, dënime ekstreme në shoqërinë iraniane dhe një regjim patriarkal do të thotë që vajza e Maryam u rrit për të siguruar ekzekutimin e të ëmës si fitore për një burrë. Qisas është çnjerëzor, i egër dhe mizor. Për një vend që i jep përparësi të drejtave të foshnjave të palindura dhe thekson se jeta është fenomeni më i vlefshëm, si mundet që Republika Islamike t’i rrëmbejë një jete dikujt në një mënyrë kaq të tmerrshme?

Qisas kërkon që i afërmi i viktimës të jetë i pranishëm në ekzekutim dhe ata inkurajohen në mënyrë aktive të kryejnë ekzekutimin vetë.

Babai i Maryam, Ebrahimi u soll nga autoritetet për të parë kufomën e saj të varur, por nuk u dihet pse autoritetet nuk i dhanë atij dënimin me vdekje.

Drejtori i të Drejtave të Njeriut në Iran, Mahmood Amiry-Moghaddam tha: Ligjet e Republikës Islamike e bëjnë një vajzë, babanë e së cilës u vra kur ajo ishte fëmijë, ekzekutuesen e nënës së saj. Republika Islamike është promovuesi kryesor i dhunës në shoqërinë iraniane sot.

Përdorimi i vazhdueshëm i Qisas dhe përhapja e dënimit me vdekje në Iran nxitën gjithashtu thirrje nga të Drejtat e Njeriut në Iran për të ndaluar procesin pasi nxit më tej dhunën dhe mizorinë në të gjithë Republikën Islamike.

Dënimet me vdekje të Qisas janë gjithashtu në përdorim për shkelësit e mitur, ndërsa ligji i Sheriatit përcakton moshën e përgjegjësisë penale për vajzat 9 vjeç, dhe për djemtë 15 vjeç,

Në vitin 2019, 225 ekzekutime u kryen nga Qisas, ku 68 prej tyre u kryen vetëm në një burg, dhe 4 prej këtyre ekzekutimeve përfshinin individë që ishin të mitur në kohën e veprës. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *