Nëna ganeze: Do të më marrë fëmijën, shqiptari u martua me mua për letra angleze

22:03 03/12/2021

Margaret Brown, një nënë beqare ganeze me nënshtetësi britanike ka treguar se babai i fëmijës së saj me origjinë shqiptare e përndjek atë me qëllim që t’i marrë të bijën.

Në një intervistë për “SVTV Africa”, Margaret ka rrëfyer se shqiptari ishte lidhur me të me qëllimin e vetëm që të siguronte letrat angleze dhe pasi i mori ato, e la.

“Ai kishte një pasaportë azili dhe avokati i tij i tha se e vetmja mënyrë se si mund të bëhej rezident është nga një fëmijë. Kështu që ai gjithmonë më bënte presion për të pasur një fëmijë me të. Unë e quaj vajzën time një bebe mrekullie pasi unë vazhdimisht mbrohesha që të mos mbetesha shtatzënë dhe e mora vesh vetëm në muajin e pestë”, i tha ajo prezantuesit.

Margaret tha më tej se menjëherë pasi ajo lindi, ai e përzuri nga shtëpia e tij dhe nuk kujdeset për fëmijën.

 “Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës vetëm nëse nëna ka probleme mendore ose është e dhunshme. Ai është përpjekur të më bëjë të reagoj ndaj gjërave në mënyrë që t’i përdorë ato kundër meje.Tani, gjithçka që dua është dikush që do të më ndihmojë me një apartament jashtë Londrës që të mos më gjejë. Nuk kam nevojë për të, sepse ai gjithsesi nuk e ndihmon as me fëmijën”, tha ajo./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.