Nëna hero lufton me luanin që sulmoi dhe zvarriti djalin e saj 5 vjeç

14:03 29/08/2021

Një nënë heroinë shpëtoi jetën e djalit të saj pasi u përlesh me një luan në mal. Gruaja kaliforniane e paidentifikuar pa grabitqarin që tërhiqte fëmijën e saj rreth 45 metra nëpër lëndinën e shtëpisë së tyre në Calabasas në malet e Santa Monikës.

Fëmija pësoi lëndime traumatike të kokës dhe bustit gjatë sulmit, por merita që ai është ende, është e nënës së tij trim, tha një polic.

Ndërsa djali i vogël po shërohet nga sulmi i tmerrshëm në një spital në Los Angeles, zëdhënësi i Departamentit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Kaliforni, kapiteni James Foy foli për nënën trime:

“Heroi i vërtetë i kësaj historie është nëna e tij sepse ajo shpëtoi absolutisht jetën e djalit të saj. Zhurma e shkaktuar nga sulmi dhe ulërima e djalit njoftuan nënën që ndodhej brenda shtëpisë. Ajo vrapoi jashtë dhe menjëherë filloi të godiste luanin derisa e shmangi nga djali i saj.”

Prindërit e çuan djalin e plagosur në spital, ku thuhet se është në gjendje të qëndrueshme. Stafi i spitalit lajmëroi autoritetet për sulmin dhe një oficer i kafshëve të egra të dërguar në vendngjarje qëlloi dhe vrau kafshën.

Thuhet se është sulmi i parë i një luani ndaj njeriut në këtë zonë në më shumë se 20 vjet. Luani malor njihet gjithashtu si i njohur edhe si pumë, panterë ose katamount dhe janë vendas në Amerikën e Veriut.

Fondacioni Mountain Lion mendon se ka rreth 30,000 në natyrë, por ndërveprimet me njerëzit janë shumë të rralla. Ata janë gjuetarë që kryesisht ushqehen me dre, por ata gjithashtu hanë kaotat, rakunët, brejtësit, derrat e egër etj. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *