Nëna shtatzënë u vra pas sulmeve në Gaza, mjekët shpëtojnë foshnjën e saj të palindur

nena shtatzene u vra pas sulmeve ne gaza mjeket shpetojne foshnjen e saj te palindur

Mjekët në një spital në Gaza kanë arritur të shpëtojnë një foshnjë të palindur përmes prerje cezariane urgjente, pasi nëna e fëmijës u vra gjatë një sulmi ajror nga Izraeli.

BBC raporton se nëna palestineze u plagos rëndë gjatë një sulmi izraelit në qytetin Khan Younis, ndërsa babai i foshnjës mbeti i vdekur pas sulmeve.

Nëna shtatzënë u dërgua në spitalin Nasser ende gjallë, por në spital nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Pas vdekjes së saj raportohet se mjekët kanë ndërhyrë me një prerje cezariane duke shpëtuar jetën e foshnjës, që tani është në gjendje të qëndrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts