Nëndetësja përplaset me barrierat e “kurthit” nënujor të vendosur nga Kina për anijet amerikane dhe angleze, vdesin 55 marinarë kinezë

nendetesja perplaset me barrierat e kurthit nenujor te vendosur nga kina per anijet amerikane dhe angleze vdesin 55 marinare kineze

Pesëdhjetë e pesë marinarë kinezë dyshohet se kanë vdekur pasi nëndetësja e tyre është goditur me barriera të forta, të vendosur për të kapur nëndetëset britanike dhe amerikane në Detin e Verdhë.

Sipas një raporti sekret në Mbretërinë e Bashkuar, siç shkruan “Daily Mail”, marinarët dyshohet se humbën jetën pas një dështimi fatal të sistemeve të oksigjenit të nëndetëses që helmoi ekuipazhin.

Kapiteni i nëndetëses së Marinës Kineze PLA ‘093-417’ mësohet të jetë mes të vdekurve, si dhe 21 marinarë të tjerë. Zyrtarisht, Kina e ka mohuar incidentin.

“Gjithashtu Pekini refuzoi të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për nëndetësen e tij të goditur”, shkruan “Daily Mail”.

“Incidenti ka ndodhur në orën 08.12 lokale me pasojë vdekjen e 55 anëtarëve të ekuipazhit: 22 oficerë, 7 kadetë oficerë, 9 oficerë të vegjël, 17 marinarë. Mes të vdekurve edhe kapiteni, kolonel Xue Yong-Peng. Ne dyshojmë se vdekja është shkaktuar nga hipoksia për shkak të një defekti të sistemit në nëndetëse. Nëndetësja goditi një zinxhir dhe pengesë ankorimi të përdorur nga Marina Kineze për të bllokuar nëndetëset e SHBA-së dhe aleatëve. Kjo rezultoi në dështime të sistemeve. Sistemi i oksigjenit në bord e helmoi ekuipazhin pas një dështimi katastrofik”, shkruan tabloidi anglez, referuar informacionit nga MB.

Pekini i ka hedhur poshtë spekulimet duke i cilësuar si ‘plotësisht të rremë’. Sakaq, raporti i Mbretërisë së Bashkuar, i cili bazohet në inteligjencën e mbrojtjes, mbahet në një klasifikim të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts