Nënën e zuri gjumi në vaskë, vdes foshnja 10-muajshe

13:10 10/08/2021

Një mama adoleshente në Georgia, SHBA është akuzuar për vrasjen e foshnjes së saj 10-muajshe pasi e zuri gjumi me të në vaskë. Sipas policisë, 19-vjeçarja Anslie Nicole Brantley kishte pirë drogë përpara se të shtrihej në vaskë me foshnjen, duke e vendosur atë mbi vete. Është ende e paqartë se cilit lloj i përkiste droga që ajo kishte konsumuar.

Bebja ndodhej në vaskë me të dhe nuk reagonte”, thuhej në deklaratën e hetuesve. Sipas shërbimeve të emergjencës, foshnja ishte tërësisht e ftohtë dhe u dërgua në spital, por u deklarua e vdekur.

Në shtëpinë ku banonte vajza, e cila i përket gjyshes së saj,Kelli Gordon, policia gjeti metamfetaminë dhe e arrestoi menjëherë zonjën Gordon për posedim narkotikësh. Ndërkohë adoleshentja është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe keqtrajtim të mituri./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *