Nënkryetari i PD publikon videon e deputetes socialiste: Është planifikuar tubimi Rama-Berisha-Meta në 11 dhjetor!









Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratave të deputetes socialiste, Blerina Gjylametit në mbledhjen e Komisionit Hetimor.

alibeaj

Ajo u shpreh se pas datës 11 dhjetor, Alibeaj do të largohet nga posti i kryetarit të komisionit, duke sjellë në vëmendje Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Alibeaj ka publikuar në rrjete sociale, videon e fjalës së deputetes socialiste, teksa shkruan se më 11 dhjetor është planifikuar një tubim Rama-Berisha-Meta.

Postimi i Enkelejd Alibeajt:

“Më e qartë se kurrë, tubimi Rama-Berisha-Meta i planifikuar për datën 11. Tani ka nisur ti caktojë dhe drejtuesit e foltores. Gjylameti dekonspiron aleancën e interesave personale. Askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa pesonale!

Çfarë deklaroi Gjylameti gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor

Blerina Gjylameti: Kemi kohë edhe dy javë për të patur një kryetar, i cili do të dijë të respektojë ligjin. Data 11 e përcakton që nuk do të jetë më. 4200 dëshmitarë do të thërrasim. 4200 dëshmitarë patjetër.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *