Nënkryetari i PL-së: Qeveria “Rilindase” premtonte 21 orë ujë të pijshëm në 2013, tani premton 16 orë për vitin 2030






Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë gjatë ditës së sotme.

braimllari

Përmes një njoftimi, Braimllari është shprehur se ka një mungesë menaxhimi për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët shqiptarë.

Ai shton se sipas raportit të qeverisë në vitin 2013, do të ofrohej mesatarisht 21 orë ujë në ditë për të gjithë qytetarët. Ndërkaq sipas tij, në Strategjine 2022-2030, objektiv ulet në 16 orë, ose 5 orë më pak.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje!

Jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë mungesën e menaxhimit të furnizimit më ujë të pijshëm të qytetarëve shqiptarë.

Megjithë investimet e propaganduara nga qeveria, sërish uji i pijshëm është dhe do të jetë një problem serioz për qytetarët deri në vitin 2030.

Ky fakt, pranohet dhe evidentohet nga vetë qeveria në Raportin për Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me ujë të pijshëm nga viti 2022-2030.

Raporti, jo vetëm që pranon që furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë problem, por gjithashtu ka ulur dhe objektivat e vëna në strategjinë e mëparshme për furnizimin me ujë të pijshëm.

Viti 2023, sipas raportit të qeverisë Rilindase do të ofronte mesatarisht 21 orë ujë në ditë për të gjithë qytetarët. Ndërkaq në Strategjine 2022-2030, objektiv ulet në 16 orë, ose 5 orë më pak. Ky dështim i qeverisë i pranuar në dokumente por ende jo publikisht vjen pas investimeve qindar milionë euro dhe premtimeve për 24 orë ujë.

Shembulli më i qartë, më evident me zë dhe me figurë është bashkia e tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj.

Erion Veliaj, para 5 vitesh premtonte publikisht, se me rritjen prej 20% të ccmimit të ujit do të ofronte ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës.

Sot, pas 5 vitesh jo vetëm që nuk ka ujë 24 orë dhe të pijshëm por Tirana ka ende probleme për furnizimin me ujë të rrjedhshëm. Pra, sot qytetarët e Tiranës paguajnë më shtrenjtë dhe furnizohen me 6 orë ujë. Pra, shumë orë larg 24 orarëve.

Është e qartë që Tirana sot nuk furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë , jo sepse nuk ka mundësitë por sepse qytetarët e Tiranës grabiten çdo sekond nga banda e Erion Veliajt.

Ndaj për të gjithë ne, 14 maji është një ditë e rëndësishmë për të kthyer llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës, për ta kthyer Këshillin Bashkiak në një Parlament vendor që do të garantojë transparencë dhe shërbime cilësore për qytetarët.

Bashkia e Tiranës do të jetë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të saj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *