Nëntë të arrestuar dhe mijëra gjoba/ Policia nuk toleron shoferët e pabindur! Apeli për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor

nente te arrestuar dhe mijera gjoba policia nuk toleron shoferet e pabindur apeli per respektim te rregullave te qarkullimit rrugor






























Gjatë një jave janë arrestuar dhe proceduar 9 persona, ndërsa janë marrë rreth 11900 masa administrative. Policia Rrugore ka bërë bilancin e një jave, ndërsa thotë se janë ndëshkuar më shume 11 mije shoferë.

policia rrugore

Po ashtu policia thotë se janë bllokuar 12 automjete, përfshirë 4 me targa të huaja. Janë pezulluar 9 patenta për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 55 raste për tejkalim shpejtësie.

Policia u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt.

Njoftimi:

???? Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (19.05.2024 – 25.05.2024) ????

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 9 Arrestime dhe procedime penale:

  • ???? 4 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • ???? 1 persona për pa leje drejtimi.
  • ???? 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

✅ Masat administrative:

  • ???? 11.889 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,698në ditë.
  • ???? 63 masa për xhama të zinj.
  • ???????? 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • ???? 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  • ???? 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • ???? 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
  • ⚠️ 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  • ????️ 8089 masa për qëndrim të gabuar.

✅ Pezullime dhe bllokime:

  • ???? 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • ???????? 55 raste për tejkalim shpejtësie.
  • ???????? 13 raste të ndryshme
  • ???? 12 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! ????????️

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts