Nënvariantet e reja të Omicron shtojnë infektimet

19:40 02/07/2022

1 në 30 persona në Britani me Covid-19, autoritetet thirrje qytetarëve të vaksinohen

Infeksionet Covid po rriten përsëri në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë shifrat e fundit nga Zyra për Statistikat Kombëtare  Vlerësohet se 2.3 milionë njerëz ose një në 30 persona e ka virusin  një rritje prej 32% në krahasim javën e mëparshme.

Rritja po nxitet nga dy nënvariante të reja të Omicron  të quajtura BA.4 dhe BA.5.Njerëzit mund të infektohen edhe nëse kanë pasur Covid më parë, por vaksinimet po ndihmojnë për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda. Zyrtarët shëndetësorë po i bëjnë thirrje kujtdo mbi 75 vjeç që nuk është vaksinuar gjashtë muajt e fundit të marrin dozën përforcuese.

BBC raproton se infeksionet po rriten në të gjitha rajonet për të gjithë grupmoshat.  Në Angli, pothuajse 9,000 pacientë me Covid u shtruan në 30 qershor  dhe ky numër është dyfishuar që nga fillimi i muajit.

Numri i pacientëve me Covid në terapi intensive ka arritur në 211 në Angli. Në janar 2021, më shumë se 3,700 njerëz kishin nevojë për këtë lloj kujdesi në një kohë kur njësitë e kujdesit intensiv rrezikoheshin të mbingarkoheshin.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar u bëri thirrje njerëzve që të tegojnë kujdes dhe të shmangin vizitat tek njerëzit që janë të sëmurë. Ekspertët janë shprehur se nënvariantet që po përhapen tani ka të ngjarë të shkaktojnë më shumë probleme. Ato mund të prekin më rëndë personat e pavaksinuar dhe të shtojnë kështu shtrimet në spital gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.