Nepal, qindra të zhvendosur dhe 2 të vdekur nga përmbytjet

Qindra persona janë zhvendosur pasi shirat musone shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Nepal.

Dil Kumar Tamang, kreu i Qendrës Kombëtare të Operacioneve të Urgjencës, tha se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur.

“Më shumë se 300 njerëz janë larguar nga fshatrat e tyre në rrethin e goditur Manang”, tha Tamang, duke shtuar se rreth 27 punëtorë u shpëtuan nga një projekt hidroenergjetik në rrethin Sindhupalchok, në verilindje të kryeqytetit Katmandu.

Mbrëmë përmbytjet goditën qytetin Melamchi në rrethin Sindhupalchok, tha ai, duke shtuar se fatalitetet ende nuk janë përcaktuar.

Të shtunën, zyra Meteorologjike e vendit paralajmëroi reshje të mëdha shiu këtë javë, me paralajmërime se dhjetëra lumenj do të përmbytnin qytetet në të gjithë vendin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *