Nëpërmjet kërcimeve në rrjetin social TikTok, një ushtar ukrainas i thotë vajzës së tij se është ende gjallë

Ushtarët ukrainas që janë në vijën e parë të frontit, në mënyra të ndryshme po tentojnë të mbesin në kontakt me familjet e tyre. Rrjetet sociale janë bërë burimi i fundit me të cilën ata informojnë familjet se janë mirë pas pushtimit nga Rusia.

Nëpërmjet kërcimeve në rrjetin social TikTok, një ushtar ukrainas i thotë vajzës së tij se është ende gjallë.

Ky është rasti i Alex Hook, i cili ngarkon të paktën një video në ditë duke kërcyer, ndonjëherë vetëm ose i shoqëruar. Hook dhe vajza e tij pesëvjeçare argëtoheshin duke përdorur rrjetin social gjatë karantinës, një zakon që e mbajtën pasi pandemia i lejoi të dilnin përsëri.

Videot janë pritur shumë mirë dhe disa prej tyre kanë arritur 60 milionë shikime .

Llogaria e tij TikTok është bërë një lloj ditari lufte. 4.3 milionë ndjekësit e tij shqetësohen nëse ai nuk ngarkon një video në ditë dhe në mungesë të kësaj, në rrjete krijohen thashetheme të rreme, të cilat vendosën një sulm në zonën ku ai ndodhet në Dombas të Ukrainës.

Në fakt, në një rast Hook nuk ngarkoi klipe dhe njerëzit e shqetësuar i shkruanin, derisa ai u rishfaq duke thënë: “Jemi gjallë. Ne vazhdojmë të luftojmë për pavarësinë e Ukrainës”.

622a1557a1b17

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.