Nëse Berisha rimerr PD-në?- Flet Yuri Kim: S’e imagjinoj këtë skenar! Nuk bashkëpunojmë me askënd që është shpallur ‘non grata’! Njohim Lulzim Bashën si kryetar! Do vazhdoj ta takoj








Basha-dhe-Yuri-Kim..Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se nuk do të ketë marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse kjo e fundit do të drejtohet sërish nga Sali Berisha.

Në një intervistë për Top Channel, Kim ka theksuar se ajo dhe pasardhësit e saj në krye të ambasadës nuk mund të kenë angazhime apo të pretendojnë sikur ‘çdo gjë shkon mirë” me dikë që është shpallur ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit Amerikan.

Ajo ka theksuar se politika e përgjithshme e SHBA është e tillë që s’ka të bëj më individin, por s’mund të ndodhë sipas saj që të ‘shkohët në kafe me dikë që është non grata”.

Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, ka thënë Kim.

NJOHJA E BASHES

Ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar më tej se ajo njeh Lulzim Bashën si kryetar të zgjedhur të PD-së dhe se do të vazhdojë ta takojë atë.

“Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Kim.

PJESE NGA INTERVISTA- (LEXO KETU TE PLOTE)

Çfarë ndodh në marrëdhënien tuaj me PD nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj?

Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur.

A e mbështet SHBA kryetarin e PD, Lulzim Basha?

Ambasadorja Yuri Kim: Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë.

A do të kemi shpallje të tjera non-grata? A do të përfshihen edhe ndëshkimet nga Departamenti i Thesarit?

Ambasadorja Yuri Kim: Kemi një numër mjetesh në dispozicion të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara – shpalljet nga Departamenti i Shtetit, shpalljet nga Departamenti i Thesarit, si dhe të tjera. Ndaj, të shohim. Është proces shumë i mbyllur, pra shumë konfidencial dhe nuk kam ndonjë informacion që mund ta ndaj me ju këtë moment.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *