“Nëse ka çështje penale Berisha do ekstradohet në SHBA”- Ngjela: Sipas DASH ka cenuar sigurinë e Amerikës. Ja pse ambasadorja evokoi thënien e Enver Hoxhës










Avokati Spartak Ngjela komentoi sot vendimin e DASH për Sali Berishën dhe deklaratat e fundit të ambasadores Yuri Kim që ish-kreu i PD të mos jetë pjesë e Parlamentit të ri.

avokati

Ngjela tha në rubrikën “Opinion” në “News24” se nëse do të ketë një çështje penale ndaj Sali Berishës, atëherë ky i fundit do të ekstradohet patjetër në SHBA. Sipas Ngjelës në vendimin e DASH thuhet që është “cenuar siguria kombëtare amerikane”, çka përbën një krim federal që ndiqet nga FBI.

Kur e shpallën non grata thanë cenimi i sigurisë kombëtare amerikane. Është krim në Amerikë. Mos dëgjoni Saliun që e ka bërë Rama, atë e ka FBI në dorë. Nëse ka filluar çështjen penale do ta ekstradojnë patjetër. Unë nuk e di çfarë do ndodhë, unë di si është ligji. Vendimi i DASH ka thënë që ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve, ky është krim, nuk e ndjek sekretari i shtetit, e ndjek FBI-ja. Ai është kontigjent i FBI-së. Cenimi i sigurisë është krim federal që e ndjek FBI-ja. FBI-ja ia ka çuar Departamentit të Shtetit. Hetimi është shkencë. FBI-ja ka filluar hetimin. Kështu ka vepruar me të gjithë”, u shpreh Ngjela.

Avokati u pyet edhe mbi marrëveshjen e ekstradimit Shqipëri-SHBA, duke thënë se: “Analiza ime është që fakti që ata ngulmuan me forcë që traktati të miratohej me forcë, kuptohet që ka gjëra të mëdha në Shqipëri. E di që e bënë me procedurë të përshpejtuar. Fakti që e nxorën non grata do të thotë që hetimi është në nivel të lartë. Cenimi i sigurisë kombëtare është krim i rëndësishëm në Amerikë. Varet në çfarë pozicioni ka qenë në qëndrimin e tij anti-amerikan”.

Sa i takon togfjalëshit të përdorur nga ambasadorja Yuri Kim që “PD të mos hajë bar”, Ngjela thotë se “ajo i tha Bashës që të mos hajë bar dhe të shkëputet nga Saliu. Evokoi një thënie kriminale të Enver Hoxhës. Enver Hoxha tha do hamë bar nuk i nënshtrohemi Uashingtonit. Basha po hesht. Në Jurispudencë heshtja është pohim”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *