“Nëse më dilni para makinës, do ju shtyp”, përgjigja që Biden i jep gazetarit

13:30 19/05/2021

Ndërsa ai po drejtonte një makinë Ford F-150 Lightning, Biden u prit nga  një grup reporterësh. Ai nuk arriti t’u shpëtonte dot pyetjeve të gazetarëve lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë…

“Zoti President, a mund t’ju bëj një pyetje të shpejtë mbi Izraelin para se të largoheni pasi është mjaft e rëndësishme?”, pyeti një gazetar.

“Jo nuk mundeni. Nëse dilni përpara makinës, do ju shtyp”, ishte përgjigja e Biden, sigurisht me humor.

Biden ndodhej në fabrikën e famshme gjatë ndalesës së tij në Michigan, për të shpallur planin mbi infrastrukturën. Presidenti amerikan është një njohës i mirë i automjeteve.

Plani i tij prej 2.3 trilionë dollarësh ka një fokus të madh në infrastrukturë, por republikanët e kontestuan shifrën e tij të lartë dhe përqendrimin e tij në sektorë të tjerë, të tilla si paratë për shkollat ​​dhe klimën. 

Ne besojmë se mund të gjejmë një marrëveshje dy palëshe”, ka thënë presidenti amerikan për debatet e vazhdueshme me republikanët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *