“Nëse nuk do të ofrohet ndihmë ndërkombëtare do të ketë më shumë viktima”, alarmi i OKB: Në Jemen janë vrarë më shumë se 10 mijë fëmijë

Zëdhënësi i UNICEF James Elder, foli në një konferencë për shtyp në një konferencë për krizën humanitare në Jemen.

Gjatë fjalës së tij Elder u shpreh se ka qenë dëshmitar i situatave të vështira me të cilën ja në përballur fëmijët në rajonet veriore dhe jugore të Jemenit.

“Unë jam takuar me pediatër, mësues dhe infermierë në rajonet ku kam shkuar dhe të gjithë më treguan për kushtet e vështira dhe se vendi ishte në prag të kolapsit”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Elder shtoi se faktorët që shkaktojnë krizën humanitare në Jemen janë “konfliktet e rënda”, “kolapsi ekonomik”, shkatërrimi i sistemeve shëndetësore”.

Duke iu referuar statistikave OKB thotë se 4 nga çdo 5 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare, e cila korrespondon me më shumë se 11 milionë fëmijë. 400 mijë fëmijë janë nën kequshqyerje të rëndë dhe më shumë se 2 milion fëmijë nuk mund të arsimohen, ndërsa për 4 milion fëmijë të tjerë ekziston rreziku i braktisjes së shkollës.

Gjithashtu raportohet se 1,7 milion fëmijë janë zhvendosur për shkak të konfliktit.

Ndërsa që nga marsi i 2015 kur filloi lufta civile  janë vrarë më shumë 10 mijë fëmijë.

Më tej zëdhënësi i UNICEF vuri në dukje se ndihma nga kjo organizatë ka lehtësuar në njëfarë mënyrë krizën humanitare , por sipas tij nëse nuk do të ofrohet më shumë ndihmë ndërkombëtare atëherë do të vdesin më shumë fëmijë.

Në Jemen paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë dhe kjo ka shkaktuar pasoja shumë të rëndë tek banorët atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *