“Nëse shkojmë në atë drejtim nuk ka më asnjë shpresë për Shqipërinë”/ Ftesa për bashkëpunim, Basha e bën të qartë sërish përgjigjen për Ramën: Jo e prerë dhe finale






LULZIM BASHA TAKIME TIRANE

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga një takim me demokratët e Njësive n.1, n.2 dhe n. 3 në Tiranë e ka bërë edhe një herë të qartë vendosmërinë e tij për një ‘Jo’ të qartë dhe finale ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim.

“E para, 25 prilli është një masakër zgjedhore dhe unë si kryetar i Partisë Demokratike me përgjegjësi të plotë kam deklaruar se nuk i njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Nuk i njoh rezultatet e tjetërsuara dhe vullnetin e tjetërsuar të 25 prillit. Dhe së dyti, se përgjigjja e prerë ndaj ofertës për bashkëpunim pa vija te kuqe dhe fletëve të bardha e të zeza të Edi Ramës është një jo e prerë dhe finale” u shpreh Basha.

Gjatë takimit, ai theksoi se janë dy mekanizmat që po përdor kryeministri ndaj opozitës, duke i quajtur ofertat për bashkëpunim si diabolike.

Dy janë konturuar si mekanizmat kryesore që po përdor ai. E para, është një vazhdim i propagandës, të agresionit ndaj Partisë Demokratike përmes ofertave diabolike për bashkëpunim.

Bashkëpunim pa vija të kuqe madje, me fletë të bardhë përpara madje. Sigurisht që është një mashtrim, as e para, as e dyta, por e shumta ndër hiletë që tashmë ky kundërshtar djallëzor i ka kthyer në një përditshmëri.

Duke na ftuar për bashkëpunim, në fakt na fton të asgjësohemi si e vetmja forcë që mund të denoncojmë krimin, mund të luftojmë krimin dhe mund të ndërtojmë betejën për të rrëzuar krimin dhe kriminelët.

Nëse shkojmë në atë drejtim nuk ka më asnjë shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk ka më asnjë forcë që t’i kundërvihet. Prandaj për këtë çështje dua të jem i qartë, i prerë, i shkurtër.

Nuk besoj se Edi Rama ka pritur diçka tjetër prej meje, ndaj këtu vijmë tek rreziku i dytë disavantazhi i kësaj gare në këto momente dhe instrumenti i dytë që Edi Rama po përpiqet të zhvillojë është po kështu një instrument i njohur, i vjetër dhe i dështuar.

Ai e di fare mirë se nga kjo betejë Partia Demokratike nuk ka dale më e vogël, por më e madhe seç hyri dhe se kam fjalën vetëm për numrat e votuesve, nuk e kam fjalën vetëm për numrat e mandateve, por e kam fjalën për atë përmasë të madhështisë morale që na dha fakti që u përballëm me kriminelët dhe horrët me njerëz të ndershëm, me intelektuale, me njerëz të sakrificave.

Pra, ai e di forcën tonë e njeh. E di po kështu se cila është gjendja reale e vendit, e di që shqiptarët nuk kanë marrë përgjigjen që donin me 25 prill. Se ata që e deshën ndryshim me 25 prill sot e duan edhe më shumë dhe se numri i njerëzve që e donin ndryshimin me 25 prill është sot edhe më i madh. Ndaj, ai nuk na do bashkë dhe nuk më do në krye të kësaj beteje“, theksoi Basha.

Sipas tij, në PD “do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *