“Nëse trokasin, do ua hapim derën”, Erdogan gati për dialog me talebanët: Afganistani përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka shprehur gatishmër për të dialoguar me talebanët në rast se është e nevojshme.

Gjatë një konference për shtyp, Erdogan tha se Afganistani përbëhet nga vëllezër e motra myslimane dhe Turqia nuk ka për t’ua mbyllur derën.

“Kombi afgan përbëhet nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, kështu që natyrisht, ne nuk do t’i mbyllim dyert për ta,”- tha Erdogan.

Ai shtoi se Turqia po pret 300 mijë refugjatë afganë me ose pa dokumente.

“Ne nuk i mbyllëm dyert për njerëzit që po iknin nga vendet e tyre dhe kërkonin strehim në tonat,”- theksoi ai.

Erdogan nuk kurseu as kritikat për perëndimin dhe vendet islamike që neglizhuan për 20 vite situatën në Afganistan që solli tashmë eksodin pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *