
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, që do të jetë nesër.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ndan urimet për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familje. Më tej citon një pjesë nga libri i shentë i Kuranit, “Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”.
Postimi i plotë i Metës:
GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Ju uroj nga zemra të keni bekimet e Zotit, për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!
Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët dhe duke u përkujdesur për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje ne vemë në jetë mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.
“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. Kuran
Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet!
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al