Nesër Kurban Bajrami, Bashkia e Tiranës i vjen në ndihmë Komunitetit Mysliman. Vë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e Namazit

Besimtarët myslimanë do të festojnë ditën e nesërme festën e Kurban Bajramit. Bashkia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë Komunitetit Mysliman duke vënë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit.

Aktiviteti do të nisë në orën 05:30 të mëngjesit deri në orën 07:30.

Ndërkohë përgatitjet në sheshin “Skënderbej” do të fillojnë pas orës 18:00 të pasdites së martës.

Pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit do të bëhet edhe lirimi i hapësirës publike dhe sheshi “Skënderbej” do i rikthehet aktivitetit normal për t’u shfrytëzuar nga qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts