Nesër mbahet raund i 2 i bisedimeve Rusi-Ukrainë

15:03 01/03/2022

Të mërkurën (2 Mars 2022) pritet që të mbahet takimi i dytë mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës lidhur me situatën e luftës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, raundi i dytë i bisedimeve është planifikuar për t’u mbajtur ditën e nesërme.

Ukraina ka thënë se ajo kërkon armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ushtarake ruse nga territori i saj.

Ukraina u përfaqësua në takim një ditë më parë nga ministri i saj i Mbrojtjes dhe këshilltari i Presidentit Zelensky, ndërsa Rusia me këshilltarin e Presidentit Putin dhe diploma të tjerë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.