Nesër nis vaksinimi masiv, ngrihen stenda edhe në sheshin ‘Skënderbej’. Ja çfarë thotë ministrja Manastirliu

SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme në Shqipëri do të nisë vaksinimi masiv, ndërsa në sheshin “Skënderbej”  ka nisur edhe ngritja e stendave ku qytetarët do mund të marrin dozat.

pjimage

Manastirliu tha se objektivi është që të kryhen deri në 10 mijë vaksinime në ditë, ndërsa në të gjithë vendin është shpërndarë tashmë vaksina kineze, ‘Sinovac”.

“Objektivi në këtë fazë është që të kryejmë 10 mijë vaksinime në ditë. Janë bërë lajmërimet dhe do të bëhen çdo ditë. Qytetarët do të lajmërohen se ku do ta bëjnë vaksinën dhe në cilën orë. Që nga dita e hënë në e-albania qytetarët do të kenë mundësi që të bëjnë aplikimin për marrjen e vaksinës.

Në të gjithë vendin janë shpërndarë vaksinat Sinovac që janë shumë të lehta në përdorim. Ky vaksinim do të fillojë që nesër”, tha ministrja Manastirliu.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *