Nesër votohet qeveria me kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Ali Ahmeti dha një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë

neser votohet qeveria me kryeministrin e pare shqiptar ne maqedonine e veriut rama ali ahmeti dha nje leksion historik per te gjithe ne dhe brezat qe vijne

Maqedonia e Veriut të dielën pritet të zgjedhë qeverinë e re teknike me kryeministër të parë shqiptar Talat Xhaferi.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka një mesazh vlerësimi për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në një postim në rrjetin social ‘X’, kreu i qeverisë shkuan se ky është një moment historik.

“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!

E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, shprehet Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts