Nesër zgjedhjet për kreun e ri të FRPD, Berisha: Procesi me rëndësi të madhe për forcën politike ku aderojmë të gjithë! Vota na bashkon












Ditën e nesërme do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Procesi do të nisë në orën 08:00 deri 18:00 të pasdites në të gjitha qendrat e votimit të ndara sipas degëve të PD.

Sali-Berisha-konference-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke i uruar suksese kandidatëve. Ai thekson se procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku aderojnë të gjithë.

“Të dashur anëtarë të FRPD, Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!”, shkruan Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *