Netanjahu shpalos planin për Rripin e Gazës: Qeveri e palestinezëve pa Hamasin dhe autoritetin palestinez

netanjahu shpalos planin per rripin e gazes qeveri e palestinezeve pa hamasin dhe autoritetin palestinez

[embedded content][embedded content]

16:47 23/02/2024

Një qeveri në duart e palestinezëve, por që nuk kanë asnjë lidhje me Hamasin dhe organizata të tjera që Izraeli i konsideron terroriste. Ky është thelbi i planit që diskutohej prej kohësh në rangjet e larta të politikës izraelite, por që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e zyrtarizoi për ta vënë në zbatim pas luftës në Rripin e Gazës.

Shtypi izraelit shkruan se Netanjahu ua parashtroi në një dokument, anëtarëve të kabinetit të luftës gjatë një mbledhjeje në orët e vona të së Enjtes. Plani përjashton mundësinë që autoriteti palestinez që qeveris Bregun Perëndimor, të administrojnë edhe Rripin e Gazës, që do të demilitarizohet dhe do të deradikalizohet plotësisht.

Për rindërtimin, sipas Netanjahut, do të kujdesen vendet arabe, por nuk do të ketë financime nga Irani e Katari, e po ashtu do të zbohet Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza “UNRUA”.

Plani megjithatë, pritet të mos ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit, ndërmjetësuesve kryesorë të fundit të luftës, që kërkojnë mbështesin një shtet të pavarur palestinez.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts