Netanyahu: Izraeli do t’u përgjigjet me forcë të madhe sulmeve të Rripit të Gazës

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do t’u përgjigjet me “forcë të madhe” sulmeve nga Rripi i Gazës.

“Ne nuk do të tolerojmë veprime që dëmtojnë tokën tonë, kryeqytetin tonë, qytetarët dhe ushtarët tanë. Kushdo që na sulmon do të paguajë një çmim të rëndë”, u citua Netanyahu nga kanali shtetëror i lajmeve KAN.

Ai tha se përballja aktuale në Rripin e Gazës mund të zgjasë për “ca kohë”.

Sipas raportit të lajmeve, Izraeli po përgatitet për “disa ditë betejë pasi të shtënat në Kuds janë të pazakonshme dhe kërkojnë përgjigje të ashpër, përfshirë sulme të mëdha ajrore”.

Avionët luftarakë izraelitë sot në mbrëmje, pas miratimit nga qeveria, filluan sulmet në Rripin e Gazës.

Sipas të përditshmes izraelite ‘Yedioth Ahronoth’, kabineti izraelit u takua për të miratuar sulmet ajrore “të mëdha” në Rripin e Gazës, por pa një ofensivë tokësore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *