Netanyahu kundërshton krijimin e shtetit palestinez pas luftës

netanyahu kundershton krijimin e shtetit palestinez pas luftes
netanyahu kundershton krijimin e shtetit palestinez pas luftes

[embedded content][embedded content]

23:05 18/01/2024

Kryeministri izraelit u zotua të vazhdojë luftën deri në “fitoren vendimtare ndaj Hamasit”

Shkatërrimi i lënë pas bastisjes së ushtrisë izraelite në qytetin Tulkarm të Bregut të pushtuar Perëndimor, ku tetë vetë u vranë. Mbeturinat, rrënojat në tokë dhe ndërtesat e dëmtuara shihen pranë kampit të refugjatëve Nur Shams. “Siç mund ta shihni, dhoma është zhdukur, këtu ka pasur një tualet, një oborr dhe një mur, ka pasur pemë,” thotë banori i Tulkarm Issam Asfour.

Qindra vetë janë arrestuar gjatë dy ditëve. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se katër vetë janë rrahur keq nga forcat izraelite. Pamjet tregojnë shumë ndërtesa të dëmtuara rëndë ose të shkatërruara.

Ushtria izraelite tha të enjten se kishte kryer një operacion kundër terrorizmit 35-orësh të gjatë në Tulkarm, ku vrau 8 militantë, duke arrestuar 15 të dyshuar, u sekuestruan armë dhe u shkatërruan dhjetëra mjete shpërthyese.

Dhuna është rritur skajshëm në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli paralelisht me luftën e Gazës.

Përdorimi i forcës ndaj palestinezeve ka dalë jashtë kontrollit në Bregun e pushtuar Perëndimor. Kjo ka rritur tensionet mes Izraelit dhe aleatëve perëndimorë, veçanërisht me ShBA-në. Kjo u duk edhe në deklaratën e fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ia ka bërë të qartë Uashingtonit se kundërshton krijimin e një shteti palestinez në çdo skenar të pasluftës. Deklarata e tij, ndonëse jo e papritur, nënvizon ndarjet e thella midis aleatëve të ngushtë tre muaj pas sulmit të Izraelit në Gaza me qëllim eliminimin e Hamasit.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të zvogëlojë ofensivën dhe tha se krijimi i një shteti palestinez duhet të jetë pjesë e pasluftës. Netanyahu gjithashtu hodhi poshtë idenë e shtetësisë palestineze. Ai tha se ua kishte përcjellë qëndrimet e tij amerikanëve.

“Në çdo marrëveshje të ardhshme…Izraelit i duhet kontrolli i sigurisë në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan. Kjo bie ndesh me idenë e sovranitetit. Çfarë mund të bësh? Kryeministri duhet të jetë në gjendje t’u thotë jo miqve tanë.”

Netanyahu u zotua të vazhdojë ofensivën derisa Izraeli të realizojë një “fitore vendimtare ndaj Hamasit”.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts