Netanyahu së shpejti në një vizitë në EBA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë të enjten në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një vizitë të parë të këtij lloji të bërë ndonjëherë nga një udhëheqës izraelit, gjashtë muaj pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Sipas mediave të ndryshme të lajmeve, Netanyahu ka planifikuar të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, gjatë vizitës.

Udhëtimi thuhet se ishte planifikuar prej kohësh, por u shty disa herë.

Zyra e kryeministrit nuk dha komente për raportet mediatike.

Kjo do të ishte vizita e parë nga një lider i shtetit izraelit në vendin e Gjirit.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan krijimin e marrëdhënieve diplomatike në gusht, pas ndërmjetësimit nga SHBA dhe i zyrtarizuan ato një muaj më vonë, në një lëvizje të konsideruar si historike.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *