Netanyahu urdhëron ushtrinë të planifikojë evakuime nga qyteti i Gazës, Rafah

netanyahu urdheron ushtrine te planifikoje evakuime nga qyteti i gazes rafah

22:27 09/02/2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për të evakuuar civilët nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara një ofensive kundër Hamasit.

Gjithashtu, Netanyahu u tha zyrtarëve ushtarakë dhe të sigurisë që të paraqesin në kabinet një plan të kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve të Hamasit.

“Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës pa eliminuar Hamasin dhe duke lënë katër batalione të Hamasit në Rafah. Përkundrazi, është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit”, shtohet në deklaratë.

Në fillim të kësaj jave, Netanyahu tha se kishte urdhëruar trupat që të përgatiteshin për të operuar në Rafah dhe se fitorja totale e Izraelit mbi Hamasin ishte vetëm disa muaj larg.

Netanyahu i bëri këto komente një ditë pasi hodhi poshtë kushtet e fundit të propozuara të armëpushimit të Hamasit. Shumica e njerëzve në Rafah janë zhvendosur nga luftimet në pjesë të tjera të Gazës dhe jetojnë në tenda./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts