Në këto ditë të nxehta të verës, vëmendja e të gjithëve, është padyshim te Kampionati Europian, që tashmë ka hyrë në një fazë tepër delikate. Një ndër qytetet me organizim special, për sa i përket edhe muajit të EURO 2020 është edhe Vlora.
Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, i ka krijuar ambiente fantastike qytetarëve të Vlorës dhe turistëve të shumtë, për të ndjekur ndeshjet e Europianit.
Në qendrat e qytetit të Vlorës nuk mungojnë ekranet e mëdha si dhe ambientet relaksuese me birra dhe produkte të ndryshme, ku të gjithë kategoritë e njerëzve mund të dëfrehen dhe të shijojnë së bashku ndeshjet.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kryebashkiaku Leli, ka ndarë me ndjekësit e tij, disa foto special, nga atmosfera elektrizuese në Vlorë, teksa luhej ndeshja Itali-Austri. “Netët e bukura të sportit në Vlorë”, ishte mbishkrimi i Lelit, te fotot e publikuara.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al