Netflix hap zyrë në Stamboll

10:45 06/06/2021

Gjiganti mediatik planifikon që të shtojë ndjeshëm prodhimet në gjuhën turke

Do të jetë në Stamboll studio e radhës kinematografike e Netflix. Gjigandi mediatik ka vendosur që ti japë më shumë hapësirë në platformë prodhimeve turke. Kjo, për t’iu përgjigjur edhe audiencës nga ky vend që është shtuar ndjeshëm kohët e fundit.

Deri tani Netflix numëron mbi 3.5 milionë abonentë në territorin e Turqisë, shifër kjo e arritur në më pak se 3 vjet. Rrjeti Netflix vendosi që të shtonte në platformë për herë të parë një serial turk në Dhjetor të vitit 2018.

Suksesi për 4 sezone i i Hakan Mbrojtësi me aktorin e njohur turk Cagatay Ulusoy, nisi edhe prodhimi i filmave dhe serialeve të tjera në gjuhën turke. Rrjeti solli për publikun edhe serialin ATIYE me aktoren e famshme Beren Saat që do të ketë premierën e sezonit të tretë dhe të fundit në 17 Qershor.

Prodhime të tjera të suksesshme janë edhe seriali psikologjik Fatma apo Dashuri 101 që do të ketë edhe sezonin e radhës. Netflix po mbledh rreth vetes emrat më të njohur të kinematografisë turke. Së shpejti do të shfaqen në rrjet edhe prodhime me aktorët Kivanc Tatlitug, Tuba Buyukustun apo Engin Akyuruk, mjaft të dashur për shikuesit edhe në Shqipëri.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *