“Neveri”, ky gjest gjatë homazheve në nder të Mbretëreshës Elizabeth II revoltoi qytetarët

09:22 15/09/2022

Trupi i Mbretëreshës Elizabeth II është vendosur në Westminister Hall, ku do të qëndrojë deri në mbajtjen e funeralit të saj të hënën, më 19 Shtator. Gjatë homazheve të saj teksa po bëhej kalimi i trupit të Mbretëreshës së ndjerë për në Westminister, mijëra persona të mbledhur në nder të Elizabeth II po i bënin nderimet e fundit ndërsa arkivoli i saj kalonte.

Në mes të pikëllimit, ka pasur edhe një zemërim drejtuar atyre, për të cilët disa besojnë se po vepronin në mënyrë mosrespektuese gjatë homazheve. Një numër i njerëzve që ishin mbledhur për t’i bërë nderimet e tyre Mbretëreshës Elizabeth II, zgjodhën që ta regjistronin momentin historik në telefonat e tyre, një gjest që disa e cilësuan si të “neveritshëm”.

“Aktualisht duke parë homazhet në nder të Madhërisë së Saj Mbretëreshës teksa e zhvendosin atë në Westminster Hall, dhe sinqerisht jam i neveritur nga të gjithë njerëzit me telefonat dhe kamerat e tyre duke filmuar, asnjë person i vetëm nuk shikon ose ta jetojë atë. Turp. Mendimet e mia shkojnë te Mbreti, duhet të jetë një ditë e vështirë”, shkroi një person në Twitter.

Një tjetër tha: “Nuk mund të jem i vetmi që mendoj se kamerat përgjatë rrugës së procesionit të arkivolit duket se u mungon solemniteti dhe respekti që mund të pritej në një rast të tillë?”

Një i tretë shtoi: “Më duket kaq e çuditshme që njerëzit po bëjnë foto dhe video të procesionit të arkivolit të Mbretëreshës. A do të nxirrnit telefonin në ndonjë funeral tjetër? Mua më duket e çuditshme.”

Dyert e sallës Westminster janë hapur dje në orën 16:00, pas së cilës britanikët janë lejuar të shohin arkivolin e Mbretëreshës, i cili qëndron në një platformë të ngritur./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts