New York, presion për largimin e guvernatorit

12:02 20/03/2021

Alyssa McGrath akuzon Cuomon për ngacmim seksual

Një ndihmëse e Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo e akuzoi atë për vëzhgimin e trupit dhe bërjen e komenteve të padëshiruara, sugjeruese e seksuale, raportoi gazeta New York Times.

Alyssa McGrath, 33 vjeç, është e fundit në listën e tetë grave që pretendojnë publikisht sjellje të pahijshme e ngacmime seksuale nga guvernatori Cuomo.

Guvernatori 63-vjeçar mohon të ketë gabuar, megjithëse ka pranuar se e ka “zakon” që të puthë dhe t’i përqafojë njerëzit kur i përshëndet. Cuomo u shpreh i keqardhur që sjellja e tij kishte vënë në siklet bashkëpunëtoret.

Shpërthimi i akuzave javët e fundit, së bashku me zbulimin se administrata vendore e Nju Jorkut raportoi vdekjet nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve, nxiti thirrjet për dorëheqjen e guvernatorit, thirrje që u bënë edhe nga disa figura të shquara të demokratëve.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James emëroi javën e kaluar një ekip hetuesish të jashtëm për të udhëhequr hetim e akuzave për komente të padëshiruara me sfond seksual dhe kontakte fizike të papërshtatshme, duke përfshirë puthjet e pakërkuara.

Një punonjëse e tanishme e administratës, emri i së cilës është mbajtur sekret, e akuzoi guvernatorin për kapjen e gjoksit.

Punonjësja McGrath që foli me gazetën New York Times, tha se Cuomo e pyeste për mungesën e unazës së martesës, për divorcin, madje guvernatori i kishte thënë në italisht se ishte e bukur.

Guvernatori Cuomo është zotuar të bashkëpunojë gjatë hetimit që po mbikëqyret nga prokurori i përgjithshëm i shtetit ndërsa refuzon të dorëhiqet përpara përfundimit të hetimit.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *