New York Times: Trump nuk është mbi ligjin, duhet një hetim penal për të

new york times trump nuk eshte mbi ligjin duhet nje hetim penal per te
new york times trump nuk eshte mbi ligjin duhet nje hetim penal per te

“Sulmi i paprecedentë i Donald Trump ndaj integritetit të demokracisë amerikane kërkon një hetim penal”.

Këtë shkruan New York Times në një koment të titulluar ‘Donald Trump nuk është mbi ligjin’, në të cilin theksohet se nëse Departamenti i Drejtësisë gjen prova të mjaftueshme, duhet të vazhdojë edhe me aktakuzën formale të ish-presidentit edhe pse kjo, vëren gazeta, mbart “rrezikun e një përshkallëzimi politik”.

“Veprimet e Trump kanë turpëruar një nga demokracitë më të vjetra në botë dhe kanë destabilizuar të ardhmen e saj. Drejtësia nuk do të fshijë njollat” e shkaktuara edhe pse “ndjekja penale e Trump – thekson New York Times – nuk do të zgjidhë problemet strukturore, që kanë çuar në krizën më të madhe të Demokracisë amerikane, që nga Lufta Civile, por ato janë një hap i nevojshëm.”

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts