New York-u do paguajë ata që vaksinohen kundër COVID-19, nga e premtja kush merr dozën e parë paguhet 100 dollarë

“Njëqind dollarë për ata që vaksinohen”. Është ideja e fundit e Nju Jorkut për të stimuluar ata që janë kundër vaksinimit për të bërë para dhe për t’u imunizuar. Përballë një ngërçi në fushatën e vaksinimit dhe përhapjes së variantit Delta, “Molla e Madhe” tenton kështu një lëvizje të dëshpëruar që zbulon gjithë frustrimin e autoriteteve.

“Stimujt ndihmojnë jashtëzakonisht shumë. Unë mendoj se kjo është një masë shumë, shumë tërheqëse për njujorkezët dhe që do të ketë një ndikim të madh”, tha Kryetari i Bashkisë Bill De Blasio.

Stimujt do të nisin të premten dhe do të jenë në dispozicion për këdo që merr dozën e parë të vaksinës në një nga objektet e menaxhuara nga qyteti. Fondet do të disbursohen përmes një kartele debiti të parapaguar e cila do të shpërndahet gjatë 15 minutave të vëzhgimit që u janë nënshtruar ata që janë të vaksinuar për arsye sigurie.

Njoftimi pasqyron vullnetin e De Blasio dhe këshillit të qytetit për të nxitur fushatën e vaksinimit për të shmangur një valë të re në qytet që tashmë ka qenë epiqendra e epidemisë në Amerikë. Pikërisht për këtë arsye, ditët e fundit kryebashkiaku ka imponuar detyrimin e vaksinimit për të gjithë punonjësit publikë të qytetit: ata që, sipas dëshirës ose për arsye shëndetësore dhe fetare, nuk mund të vaksinohen do të duhet t’i nënshtrohen një testi të përjavshëm të Covid.

59% e popullsisë së qytetit ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 54% janë plotësisht të vaksinuar. Kërcimi i De Blasio është pjesë e nismave të kryera në nivel shtetëror: Guvernatori Andreë Cuomo ka filluar negociatat me sindikatat për të imponuar kërkesën për t’u vaksinuar.
Në shtet, u regjistruan 2,203 raste të reja të Covid krahasuar me 275 në 28 qershor. Shumica e infeksioneve të reja janë në New York City dhe disa zona të Long Island.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *