‘News24’ në fshatin e tragjedisë në Kosovë, autobusi i sulmuar ende në vendngjarje, një nga nxënësit e mbijetuar kthehet në skenën e krimit

‘News 24’ ka udhëtuar drejt fshatit Gllogjan të Deçanit, vendi ku ndodhi krimi i rëndë mbrëmë që tronditi mbarë Kosovën dhe jo vetëm, ku një autobus u sulmua me armë zjarri. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për ‘News24’, raporton se autobusi që ra pre e sulmit, ku humbën jetën shoferi dhe dy nxënës, ndodhet ende në vendin e ngjarjes.

Sipas Lalës, nga hetimet e deritanishme, nuk dihet ende nëse ka qenë një apo disa persona që kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të autobusit ku udhëtonin nxënës të mitur me kallashnikov. Gazetarja tha se mendohet se drejt mjetit është qëlluar me një automatik Ak47, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja plumbash.

Në raportimin e saj live, Lala tha se në vendin e ngjarjes ka mbërritur një nga nxënësit që i mbijetoi sulmit me disa lëndime, i shoqëruar nga babai i tij. Mësohet se i mituri do të merret në pyetje nga grupi i hetimit, për të hedhur dritë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

Në momentin kur ndodhi sulmi, rreth orës 19:00, në autobus ishin shoferi dhe 7 nxënës, pasi pjesa tjetër kishte zbritur më herët nga mjeti. Burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Lala se po hetohet në disa pista, dhe ende nuk kanë një pistë të fortë. Kujtojmë se nga sulmi humbën jetën Gentiana Mustafaj dhe Ledjan Hamzaj si dhe shoferi Gani Gjokaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *