News24 në kufi me Ukrainën/ Mbi gjysmë milioni emigrantë në Poloni, vijon fluksi i ukrainasve që largohen nga lufta

Në Poloni ka kaluar më shumë se gjysmë milioni emigrantë në 8 ditë që nga nisja e luftës në Ukrainë nga Rusia.

Një ekip i Neës24 ndodhet në zonën kufitare mes Polonisë dhe Ukrainës për të sjellë gjithçka ndodh me qindra mijëra ukrainas që ikin nga lufta për t’u drejtuar fillimisht shteteve kufitare e më pas për të depërtuar në shtete të tjera të Europës.

“E gjithë vëmendja e disa mediave kryesore botërore është përqendruar në këtë pikë të kalimit kufitar. Pritet një krizë humanitare. Mbi 1 mln ukrainas kanë lënë vendin. Një numër i konsiderueshëm kanë zgjedhur të shkojnë në drejtim të Rusisë, të tjerë në Hungari e vende të tjera kufitare me Ukrainën”, raportoi gazetarja Klodiana Lala nga pika kufitare Medyka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.