News24 te inceneratori i Tiranës, gazetari jep detaje: Kamionët vijojnë të depozitojnë mbetjet

Në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, gazetari Igli Çelmeta ka raportuar për situatën rreth inceneratorit të Tiranës, i cili u sekuestrua nga SPAK.

Ai raportoi se kamionët vijojnë të depozitojnë mbetjet te inceneratori i Tiranës, edhe pas sekuestrimit nga Prokuroria e Posaçme.

“Që prej datës 1 gusht, SPAK i bëri kërkesë Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e inceneratoririn e Tiranës. Pas inceneratorit fshihen Zoto dhe Mërtiri. Sipas ligjit inceneratori është nën administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Kjo e fundit është në varësi të Ministrisë së Brendshme, sipas Arjan Baçit, puna është duke vijuar. Nga investigimi i bërë nga News24, zbuluam se kamionët vijojnë të depozitojnë mbetjet në inceneratorin e Tiranës”, raportoi Çelmeta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts