Nga 1 prilli, Rusia rikthen lidhjet ajrore me gjashtë vende, përfshirë Gjermaninë

Rusia do të rivendosë lidhjet e saj ajrore me gjashtë vende, përfshirë Gjermaninë, nga 1 prilli, pas pezullimit të tyre kryesisht për frenimin e përhapjes së COVID-19, njoftoi sot qeveria ruse.

“Është vendosur të rikthehen nga 1 prill 2021, mbi një bazë të ndërsjellë, lidhjet e rregullta ajrore me Venezuelën, Sirinë, Taxhikistanin, Uzbekistanin dhe Sri Lanka, si edhe me Gjermaninë”, tha qeveria në një deklaratë.

Kufijtë rusë mbeten të mbyllur, me përjashtim të një liste shumë të kufizuar përjashtimesh.

Pavarësisht nga një valë e dytë vdekjeprurëse e COVID-19, autoritetet ruse nuk kanë vendosur një bllokim të përgjithshëm, me qëllim mbrojtjen e një ekonomie tashmë të brishtë.

Rusia ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 4,4 milionë raste COVID-19 dhe më shumë se 96 000 vdekje nga virusi, deri më sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *