Nga 1 Tetori rritet çmimi i energjisë elektrike, Tabaku: Me gjithë përpjekjet tona për të mos e kaluar barrën te qytetarët, ERE zbatoi urdhrin e qeverisë









Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të një dite më parë nga ERE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga data 1 tetor.

Capture

Tabaku shkruan se Shqipëria futet në stinën e shirave, dhe shton se edhe pse Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve.

“Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve”, shkruan Tabaku.

Reagimi i plotë

Nga 1 tetori rreth 100 mijë familje do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. Kjo si pasojë e dakordësisë së ERE dhe qeverisë shqiptare për t’ia kaluar gjobën e korrupsionit qytetarëve.

Megjithse Shqipëria futet në stinën e shirave dhe ndonëse gjithë Europa ka aplikuar politika ndihmëse për qytetarët e saj përballë krizës, qeveria aplikon rritjen e çmimeve.

Në 9 vite janë marrë 500 mln € borxhe për sektorin energjitik dhe sërishmi energjia është në ngërç. Ku kanë shkuar borxhet për energjinë?!

Një ditë pas këtij vendimi që e kthen vendin më të varfër në rajon, Shqipërinë, në vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon: bursa e çmimeve të energjisë ka rënë për energjinë elektrike.

Ndërsa Europa dhe qeveritë e përgjegjshme vendosin buxhetin në funksion të qytetarëve. Këtu ndodh e anasjellta! Klubi oligarkëve ka vendosur të marrë çdo qindarkë të shqiptarëve.

Me gjithë përpjekjen e djeshme ku bashkë me kolegun Hoxha luftuam për mos t’ia kaluar barrën e korrupsionit tek çmimi faturës së qytetarëve, ERE nën urdhrin e qeverisë, vendosi t’i shërbejë klubit të oligarkëve!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *