Nga ai në Bosnje te lëkundjet shkatërruese të nëntorit 2019 në Shqipëri/ Tërmetet që kanë tronditur Ballkanin ndër vite (HARTA)

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) ka publikuar një hartë me të gjithë tërmetet e regjistruara, më të forta, që kanë goditur rajonin tonë nga viti 1960 e deri më sot.

Tërmeti më i fortë i regjistruar ka ndodhur më 15 prill 1979, 15 kilometra nga bregu malazez ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit. Një tërmet i tmerrshëm me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter vrau 129 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në Shqipëri në vitin 2019, duke vrarë 51 persona. Në hartën EMSC, pikat e verdha dhe portokallia janë tërmete që kanë goditur rajonin që nga viti 1960.

Ter
 

Sizmologët kujtojnë edhe 1 qershorin e vitit 1905, kur një tërmet me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter goditi Shkodrën, duke vrarë 120 persona.

Tërmeti më shkatërrues në Bosnjë dhe Hercegovinë ndodhi më 27 tetor 1969 në Banja Luka, kur u regjistruan 6 gradë të shkallës Rihter. Pesëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe mbi një mijë u plagosën ndërsa qyteti u shkatërrua plotësisht.

Dy vite më parë Petrinja në Kroaci u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter.

Kujtojmë se zona e Stolacit është goditur mbrëmë nga një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter dhe fatkeqësisht një person ka mbetur i vdekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.