Nga akuza për drejtimin e bandës së kokainës në Britani te plagosja me thikë/ Zbardhet e kaluara e personit që shkallmoi derën në PD, çfarë shkruajnë mediat e huaja









MARIGLEN KUME/ Mesditën e djeshme, ish-Kryeministri Sali Berisha së bashku me mbështetësit e tij dhe Komisionin për Rithemelimin e PD-së zbarkoi sërish në selinë blu.

Pasi u ngjitën në katin e dytë, ata u përballën me dyert e mbyllura të sallave ku organizohen mbledhjet. Por pasi deputeti Noka konstatoi derën e mbyllur, ai u kthye për të biseduar me Berishën, por në këtë moment një nga personat që kishte ardhur me ish-kryedemokratin Berisha pas dy goditjeve me shkelm arriti të shpërthente derën. Personi që shkallmoi derën u identifikua si Fation Dautaj, preson me precedent kriminal. 36-vjeçari është cilësuar si person i rrezikshëm në Britani.

Mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje të veçantë personit në fjalë. Sipas “Sunday Express”, Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) e ka cilësuar person të aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

HISTORIA E DAUTAJT

Britanikja “Sunday Express” më 9 qershor të këtij viti, i ka kushtuar një artikull të gjatë 36-vjeçarit. Në artikull thuhet se, Fation Dautaj përfitoi rezidencë të përkohshme në vitin 2012 në Britani, pasi ishte martuar me një letoneze. Leja iu bë e përhershme në Gusht të 2017-ës, por “Home Office” e revokoi në shtator të 2019- ës, bazuar në informacionet e inteligjencës së Agjencisë Kombëtare të Krimit, NCA, që po hetonte rrjetin kriminal ku ishte përfshirë dhe u arrestua kushëriri i Fationit, Alket Dautajt, por Policia nuk ishte në gjendje që të ngrinte akuza ndaj tij. Vetë Dautaj, sipas medias britanike, ka mohuar përfshirjen në krim dhe gjatë apelimit insistoi se për marrjen e vendimit kundër tij u përdor njohja sociale apo lidhja fisnore që mund të kishte me disa prej anëtarëve të këtij rrjeti.

Kjo përfshinte kushëririn e tij Alket Dautaj, 33-vjeçarin e arrestuar nga oficerët e NCA-së në qershor të 2018-ës në Penge, në Jug të Londrës, 2 muaj pas takimit që kishte pasur me Dautajn, përpara se të ekstradohej drejt Belgjikës, në janar të 2019-ës, ku vuan aktualisht dënimin me 10 vjet heqje lirie për trafik të qenieve njerëzore. Në mars, gjykatësit e SIAC-së pranuan pretendimet e “Home Office” dhe NCA-së se, Dautaj do të vijonte të ishte i përfshirë në aktivitet kriminal dhe do të ishte kërcënim serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë, nëse do të lejohej të qëndronte në këtë shtet. Në gjykatë u zbulua se ai kishte vetëm një llogari bankare, me të ardhura të limituara, megjithatë shijonte klubet e natës, veshjet luksoze e makinat më të fundit si “Bentley”, “Range Rover” dhe “Jaguar”.

PËRPLASJET

Apeli gjithashtu u njoh me një sulm të ndodhur jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dautaj, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri. Ai u arrestua e akuzua pasi u kthye në Britani, por stafi i rojeve tërhoqi padinë ndaj Dautajt, sepse i druheshin këtij të fundit dhe dyshoj se ishin paguar për të mos bashkëpunuar me policinë.

Në mars të 2013-ës, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dautaj tha se kishte qenë prezent në vendngjarje, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen. Në seancën dëgjimore të SIAC-së, 36-vjeçari argumentoi se dëbimi nga Britania i shkaktonte atij dhe bashkëshortes stres të madh dhe se ai dëshironte që të vijonte jetën me të në Britani. Gjatë një seancë dëgjimore në 2017-ën, një zyrtar i NCA-së tha se Dautaj konsiderohej si “lideri” i rrjetit kriminal shqiptar.

Ai tha se gjatë hetimeve ishin arrestuar disa persona, sekuestruar disa kilogramë kokainë dhe ishin ndaluar disa emigrantë të jashtëligjshëm, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të bërë të mundur arrestimin e Dautajt. Sipas zyrtarit, fakti që Dautaj ishte në gjendje të qëndronte ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar i dha atij një status më të lartë se kriminelët e tjerë që ishin në këtë vend në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë në 2013-ën, Dautaj ra pre e një atentati të ndodhur në “Piano Bar”-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dautaj mbeti i plagosur në këmbë.

fatjon

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.